Çfarë është Onikomikoza, cilat janë simptomat dhe si mund ta kurojmë atë?

0

Çfarë është Onikomikoza, cilat janë simptomat dhe si mund ta kurojmë atë?

Onikomikoza është një infeksion mykotik i thonjve të këmbëve ose të duarve që mund të shkaktojë dhimbje, parehati, shpërfytyrim të thonjve, kufizime serioze fizike dhe profesionale, si dhe të ulë cilësinë e jetës. Më poshtë në këtë artikull do njiheni më hollësisht lidhur me simptomat dhe kurimin e mykut të thonjve.

Simptomat e Onikomikozës

Pacientët me onikomikozë mund të shfaqin simptomat e mëposhtme:

  • Fillimisht ankesa për pamjen e thoit, pa simptoma fizike
  • Ndërkohë që sëmundja përparon, sjell vështirësi të qëndrimit në këmbë, ecjes dhe stërvitjes
  • Djegie e thoit, dhimbje, parehati dhe humbje e shkathtësisë
  • Humbja e vetëvlerësimit dhe frenimi i ndërveprimit social

Onikomikoza ka 5 nëntipe kryesore, të listuara si më poshtë:

  • Onikomikoza subunguale anësore distale (DLSO)
  • Onikomikoza sipërfaqësore e bardhë (WSO)
  • Onikomikoza subunguale proksimale (PSO)
  • Onikomikoza “Endonyx” (EO)
  • Onikomikoza kandidale

Pacientë të ndryshëm mund të kenë një kombinim të këtyre nëntipave. Onikomikoza totale distrofike, forma më e avancuar e çdo nëntipi, shfaqet si një thua i trashë, i errët dhe në ngjyrën e verdhë në kafe. Secili nëntip i mykut të thonjve ka veçoritë e tij, të cilat do t’i gjeni të listuara si në vijim:

  1. Karakteristikat e DLSO (nëntipi i parë) janë si më poshtë:
  • Hiperkeratoza subunguale dhe onikoliza, e cila zakonisht ka ngjyrë të verdhë-bardhë
  • Vija të verdha dhe/ ose zona onikolitike të verdha në pjesën qendrore të pllakës së thonjve
  1. Karakteristikat e WSO (nëntipi i dytë) janë si më poshtë:
  • I kufizuar tek thonjtë e këmbëve
  • Njolla të vogla, të bardha, me pika ose pluhur në sipërfaqen e pllakës së thonjve
  • Thoi bëhet i ashpër dhe shkërmoqet lehtë
  • Myku prodhon një shumëllojshmëri të thellë të WSO të karakterizuar nga një pushtim mykotik më i madh dhe më i thellë i thonjve
  1. Karakteristikat e PSO (nëntipi i tretë) janë si më poshtë:
  • Një zonë leukonikie në pllakën proksimale të thonjve që lëviz distalisht me rritjen e thonjve
  • Në PSO të shkaktuar nga myku, leukonikia zakonisht shoqërohet me inflamacion të theksuar periungual
  1. Karakteristikat e OE (nëntipi i katërt) janë si më poshtë:
  • Çngjyrosje e bardhë e pllakës së thonjve
  • Nuk ka dëshmi të hiperkeratozës subunguale ose onikolizës
  1. Karakteristikat e onikomikozës kandidale (nëntipi i pestë) janë si më poshtë:
  • Zhvillohet në pacientët me kandidiazë mukokutane kronike ose imunodepresion
  • Ndikon në disa ose të gjithë thonjtë
  • Onikomikozë totale e shoqëruar me inflamacion periungual
  • Thonjtë shpesh marrin një pamje bulboze ose shkopi

Kurimi

Kurimi i onikomikozës mund të bëhet nëpërmjet terapive mbështetëse me antimykotikë orale ose lokale dhe trajtimeve të tjera siç mund të përmendim trajtimin me laser, terapinë foto-dinamike dhe ndërhyrjen kirurgjikale.

Një ndër metodat më efektive për eleminimin e mykut të thonjve është trajtimi me laser, specifikisht me laserin FOTONA. ClearSteps është një metodë revolucionare për trajtimin e onikomikozës në mënyrë të shpejtë dhe efektive me anë të dritës së lazerit Nd:YAG. Drita e lazerit shpërndahet në mënyrë të barabartë në të gjithë thellësinë e prekur të indeve të thonjve dhe lëkurës, duke dobësuar në mënyrë efektive dhe eleminuar organizmat parazitare të cilat kanë kanë infektuar thoin e pacientit.

Si funksionon trajtimi me laserin FOTONA “ClearSteps”?

Pulsimi me nxehtësi ndaj thoit stimulon eleminimin e organizmave parazitare. Më pas, rritja natyrore dhe imune e proceseve të trupit bëjnë të mundur shërimin total të thoit të dëmtuar. Krahasuar me metodat tradicionale, efektet e dritës lazer përhapen në mënyrë të barabartë në të gjithë indin dhe nuk janë në kufijtë e difuzionit kimik, siç janë ato topike, ose të sjellin induktimin e efekteve anësore hepatoksike, siç është rasti me medikamente orale.

Procedura mund të kryhet në tre hapa të thjeshtë:

Hapi 1: Kthimi me kokë poshtë i thoit. Gjatë onikomikozës thoi do të deformohet dhe trashet. Për këtë arsye, kthimi i thoit lejon që drita e laserit të depërtojë plotësisht dhe në thellësi duke bërë të mundur eleminimin e mykut dhe shërimin e tij.

Hapi 2: Lëvizja e pulsimit të dritës lazer Nd: YAG në mënyrë rrethore në mënyrë që të mbulojë të gjithë thoin. Pacienti ndjen një ngrohje shumë të lehtë tek zona e thoit, gjë e cila nuk është aspak e dhimbshme ose bezdisëse për pacientin.

Hapi 3: Pulsimi i dritës së lazerit Nd: YAG rreth perimetrit të thonjve dhe rreth gishtit ose këmbës. Shpesh organizmat parazitare kanë depërtuar përtej shtratit të thonjve dhe duhet të eliminohen në të gjitha vendet e prekura që rrethojnë thoin e dëmtuar për të parandaluar përsëritjen.

Trajtimi zakonisht kryhet jo më pak se tetë herë në intervale një-javore. Të gjithë thonjtë duhet të trajtohen gjatë secilit trajtim, për të shmangur çdo rast të përsëritjes së mykut. Drita lazer gjithashtu mund të trajtojë në mënyrë shumë efektive të gjithë organizmat parazitare që kanë infektuar indet e lëkurës.

INNOVA Clinic – Glow Everyday

Innova Clinic
Orari i punës

E Hënë – E Shtunë 09:00 - 19:00
E Diel – mbyllur