Është zgjidhje perfekte për luftimin e disa prej gjendjeve të lëkurës si akneve, hiperpgimentimin, rosacea etj. Faktorët mjedisorë si dielli, ndotja dhe drita blu nga ekranet, si dhe plakja, mund të ndikojnë negativisht në lëkurën tuaj.
Trajtimet Dermapen janë një opsion shumë efektiv për të përmirësuar pamjen e tonalitetit të lëkurës, njollave të moshës dhe lëkurës së holluar e të varur.
Trajtimet Dermapen nxisin një rritje natyrale të kolagjenit dhe elastinës për lëkurën, duke ju ndihmuar të dukeni më të rinj dhe më të freskët. Rekomandohet parandalimi (të filloni trajtimet sapo shfaqen rrudhat e para) për të siguruar që shkëlqimi dhe efektet e trajtimeve të zgjasin sa më shumë.
Rimerrni kontrollin e lëkurës tuaj duke reduktuar shfaqjen e akneve dhe kurimin e menjëhershëm të tyre me një trajtim Dermapen. Ju mund të keni një lëkurë të pastër dhe me shkëlqim falë pajisjeve tona revolucionare të trajtimit të lëkurës.
Trajtimet Dermapen mund të zvogëlojnë dukshëm shfaqjen e plagëve, pavarësisht nga madhësia. Pavarësisht nëse plagët tuaja janë shkaktuar nga aknet, lëndimet ose operacionet, ju mund të keni një lëkurë më të lëmuar dhe më të tonifikuar me anë të këtyre trajtimeve.
Reduktoni dukshëm dhe në mënyrë direkte skuqjen e lëkurës shoqëruar me rosacea. Trajtimet Dermapen funksionojnë në mënyra të shumta për të rritur integritetin dhe elasticitetin e lëkurës tuaj. Pas trajtimeve lëkura juaj do të mbetet më e ekuilibruar dhe më pak reaktive.