Kur fytyra plaket, një nga zonat e para që tregon humbjen e volumit janë faqet. Shumica e fytyrave të bukura kanë mollëza të larta dhe kjo është një zonë ku kjo pamje mund të arrihet nga mjekë të aftë me teknika të shkëlqyera.
Cheek Filler është një procedurë injeksioni i acidit hialuronik me peshë molekulare të përcaktuar për të krijuar vëllim dhe strukturë të ngjashme kockore në raport me definicionin dhe projeksionin e zonës së mollëzave.
Eleminimi i "Double Chin" kryhet nëpërmjet injeksioneve në zonën poshtë mjekrës nga Fotona Laser ose Kirurgjia Klasike. Secila teknikë përshtatet individualisht në varësi të karakteristikave dhe nevojës që ka secili pacient. Koha e rekuperimit varion nga 0-14 ditë në varësi të teknikës së zgjedhur.
Injeksionet e mbushësve të buzëve mund të:
• Rrisin madhësinë e buzëve.
• Përmirësojnë përmasat/ raportin mes buzës së sipërme dhe asaj të poshtme.
• Krijimi i një konturi të bukur buzësh.
• Përmirësimi i projeksionit të buzëve.
• Përmirësimi i "Harkut të Kupidit”.
• Përmirësojnë formën e buzëve.